FSShK lut sindikatat simotra në Europë dhe Turqi të ndihmojnë Kosovën me pajisje mbrojtëse

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë (FSShK), duke qenë e Komitetit për Corona Virus Covid-19, dhe nga informatat e marra nga terreni përmes përfaqësuesve të tyre sindikalë, bën të ditur se ka mungesën e theksuar të pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë duke filluar nga dorëzat, maskat, rrobat dhe gjitha pajisjet përcjellës.

Për këtë arsye, FSShK i është drejtuar me kërkesë/lutje Sindikatave si motra në Europë (EPSU) dhe atyre në Turqi, nga të cilat ka kërkuar që të ndihmojnë Kosovën respektivisht punëtorët shëndetësorë që të furnizohen me këto pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ofrimit të shërbimit për pacientët eventualë të prekur me Corona Virus Covid-19 dhe gjithë të tjerëve duke pasur paraprakisht mbrotje personale për shëndetin e tyre.

Gjithashtu FSSHK është e gatshme që nga Fondi i vet të ndajë mjete të konsiderueshme për blerjen e tyre vetëm e vetëm që punëtorët shëndetësorë të jenë të sigurt.

Të ngjashme