Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sqaron opinionin se pacientët në QKUK nuk kanë qenë dhe nuk janë të rrezikuar në mungesë apo problem të furnizimit me oksigjen, apo gazit medicinal.
Menaxhmenti i SHSKUK, përkatësisht drejtoria përmes sektorit teknik ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim të rregullt dhe pa ndërprerë me oskigjen CO2.
Gjendja e furnizimit me CO2 është stabile dhe nuk asnjë problem, e këtë e dëshmojnë edhe klinikat që sot kanë kryer operacione, e që nuk është hasur në telashe. SHSKUK, ka obliguar sektorin teknik të monitorojë 24 orë sistemin e furnizimit me gaz medicinal dhe gjendje teknike të sistemit të furnizimit.
Edhe në mjekimin intensiv qendror furnizimi është i mirë dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme.