Fushë-Kosova me suficit prej 21 për qind të buxhetit

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Komunarëve të Fushë-Kosovës iu ka “tepruar” 21 për qind e buxhetit gjatë vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, atyre u kanë dalë mjaft mjete për shpenzime luksi. Gjatë vitit 2018, ata i kanë shpenzuar më shumë se 25 mijë euro për dreka zyrtare, më shumë se 28 mijë për udhëtime zyrtare jashtë vendit dhe afër 100 mijë euro për vetura.

Ndërkohë që gati gjysmë milioni ua kanë marrë vendimet e gjykatave. Duke komentuar raportin financiar për vitin e kaluar, zyrtarët e partive opozitare kanë adresuar shumë kritike për suficitin buxhetor e për këto shpenzime luksi.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Durim Hajra, ka thënë se kërkesat e qytetarëve të Fushë-Kosovës janë të mëdha, ndërsa ekzekutivit i tepron buxhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme