Futbollistët e Kosovës arrijnë në Budapest

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll kanë mbërritur të dielën në Budapest.

Kosova të hënë prej orës 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen kundër Bjellorusisë, në kuadër të Grupit I kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Kosova ka udhëtuar drejt Budapestit hungarez pas barazimit pa gola ndaj Rumanisë të premten. Me barazimin ndaj rumunëve në Prishtinë, Kosovës i janë zbehur gjasat për kualifikimin në “Euro 2024”. Nga tri ndeshje të zhvilluara ka fituar tri pikë.

Të ngjashme