Futbollisti serb i APOEL-it nuk pranon të luajë në Kosovë: Nuk mbështes histori artificiale

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nënkampioni i Kosovës në futboll Gjilani do të përballet me skuadrën qipriote, APOEL Nicosia, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Por futbollisti i skuadrës udhëtuese, serbi Vujadin Saviq ka refuzuar të luajë ndaj ekipit nga Gjilani, transmeton Klan Kosova.

“Arsyeja e parë është se unë u karantinova për 24 ditë për shkak të koronës dhe nuk jam akoma 100 përqind fizikisht i gatshëm”.

“Arsyeja e dytë, i përket udhëtimit dhe ndeshjes me klubin nga i ashtuquajturi shtet i Kosovës, është e qartë për ju që nuk ka asnjë shans që ata të më shtynin të udhëtoja atje dhe të luaja një lojë kundër tyre! Kjo do të thoshte automatikisht që e pranoj atë dhe në një farë mënyre ta mbështes atë histori artificiale. Kjo nuk vjen në shprehje”, ka thënë ai për telegraf.rs.

Të ngjashme