Gaboi me VAR, dënohet me VAR

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 16:43 | Nga

Daniele Doveri do të ndëshkohet me 1 ose 2 javë pezullim për shkak të vlerësimit gabim në golin e dytë të Juventusit kundër Torinos.

Nga momenti që i dhanë stemën e FIFA-s, deri në pezullimin nga Shoqata e Gjyqtarëve ka kaluar vetëm një muaj. Daniele Doveri, gjyqtari i derbit Juventus-Torino, për shkak të vlerësimit gabim në golin e dytë të Juventusit, edhe pse përdori VAR do të ndëshkohet me 1 ose 2 javë pezullim.

Nëse deri në këtë moment ishin dhënë penallti, gola, kartonë apo vlerësime të tjera për raste të dyshimta, sistemi VAR tani ka dhënë një ndëshkim edhe për vlerësimin e gabuar gjatë ndeshjes, edhe pasi ka parë videon në VAR.
Doveri do të pezullohet për 1 ose 2 ndeshje për mosdhënien e faullit të Khedirës në dëm të Aquah, gjatë aksionit që përfundoi me golin e dytë në favor të Juves.

Pasi u shënua goli nga Mandzukiç, Doveri pati sinjal nga VAR dhe u detyrua të shihte videon e aksionit, të cilin e quajti të rregullt përpara trajnerit Mihajloviç që shpërtheu në protesta, e më pas përfundoi jashtë me karton të kuq.

Ndërkohë Shoqata e Gjyqtarëve Italianë e ka gjykuar të padrejtë vendimin dhe ka propozuar pezullimin e gjyqtarit Doveri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme