Ekonomia Online
FUNDIT

Gabriel Jesus mund të largohet në janar nga Manchester City

Gabriel Jesus mund të largohet në janar nga Manchester City

Gabriel Jesus pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi brazilian nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Pep Guardiolës. Tekniku spanjoll preferon të luaj me ‘9 fals’ ku para brazilianit janë lojtarë si Riyad Mahrez, Ferran Torres, Raheem Sterling, […]

Gabriel Jesus pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi brazilian nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Tekniku spanjoll preferon të luaj me ‘9 fals’ ku para brazilianit janë lojtarë si Riyad Mahrez, Ferran Torres, Raheem Sterling, Phil Foden apo Jack Grealish.

24-vjeçari dëshiron që të luaj rregullisht gjë që te City nuk e ka të garantuar një gjë të tillë.

Mediat angleze kanë raportuar se Gabriel Jesus po shqyrton mundësinë e largimit nga skuadra qysh në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi brazilian pëlqehet nga dy skuadrat e mëdha evropiane si Juventus dhe Barcelona.

Të ngjashme