Gara ilegale në autostradë, aksidentohet rëndë vetura BMW (Video)

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 15:10 | Nga

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot gjatë ditës në autostradën “Prishtinë – Podujevë” në drejtimin për Podujevë.

Mësohet se dy vetura kanë qenë duke bërë gara në autostradë, e cila në këtë pjesë ka më pak qarkullim. Kjo, sikur dihet, është e sanksionueshme me ligj.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vetura e aksidentuar, një BMW M3, ka qenë duke garuar me një veturë Golf 4. Sipas videos që iu është dërguar medieve, vetura BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethojat e autostradës.

Si pasojë, ajo është dëmtuar skajshmërisht ndërsa të pranishmit tjerë, kryesisht ndjekës të këtyre garave të shpejtësisë, kanë vrapuar për të fikur veturën e cila ishte përfshirë nga flakët.

Shoferi i veturës së aksidentuar ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

aksident-3

aksident-1

aksident-4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme