Gashi: Ende nuk e kemi marrë mandatin nga presidenti, i kemi 64 vota

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 12:19 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ende nuk e kanë marrë mandatin nga presidenti për krijimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Gashi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se i kanë 64 vota për formimin e Qeverisë.

“Po presim që me formalizmin e koalicioneve që do të bëhet shpejtë  brenda ditës së sotme ose nesër të procedojmë më seancë për formimin e Qeverisë së Kosovës”.

Akoma nuk e kemi marrë por besoj se sapo t’i kryejmë çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve dje t’i formalizojmë mbi 61 deputetë do ta njoftojmë presidentin dhe ai do ta lëshojë dekretin.

“Votë e mjaftueshme konsiderohet momenti i nënshkrimit të koalicioneve. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion. Koalicionet janë dakorduar shumica por formalizmi i tyre me nënshkrim do të ndodhë brenda ditës së sotme edhe nesër besoj”.

“Rezulton që i kemi 64 vota. Lista Serbe me sa di unë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Lista Serbe në bazë të Kushtetutës së Kosovës e ka numrin e caktuar të përfaqësimit në institucione. Njëri nga ministrat e listës serbe mund të jetë zëvendëskryeministër”.

Të ngjashme