Gashi: Mungon vullneti politik për krijimin e institucioneve

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Arben Gashi tha se mungon vullneti politik për krijimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nuk është problemi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo mungesa e vullnetit politik.

“Ka vërejtje, ka sugjerime, ka këndvështrime të ndryshme, por problemi kryesor këtu nuk është Kushtetuta, nuk janë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, problemi kryesor është vullneti politik. Pra, mungon vullneti politik për me i ndërtuar institucionet. Ajo është çështje tjetër, për çka mundet me u diskutuar. Unë po thëm që mungon vullneti politik për të gjetur një zgjidhje dhe për të ecur përpara. Kur mungon vullneti politik, atëherë shkojmë në seancë dhe i matim forcat. Forca matet me vota. E meqë se e drejta kushtetuese i është garantuar partisë apo koalicionit që ka fituar, ata duhet të vijnë, të propozojnë një emër dhe të marrin pjesë në procesin e votimit”, tha ai.

Të ngjashme