Gashi: Trupi gjykues në Hagë ka tre gjyqtarë, i katërti është vetëm rezervë

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

vokati Tomë Gashi ka sqaruar se trupi gjykues përbëhet nga tre gjyqtarë, ndërsa gjyqtari i katërt është gjithmonë rezervë. Këto deklarata ai i ka dhënë vetëm pak ditë para se Gjykata Speciale në Hagë të pritet të vendosë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Gashit, gjyqtari rezervë i ka përcjellë të gjitha seancat, por nuk merr pjesë në votimin për aktgjykimin. Ai mund të zëvendësojë njërin nga tre gjyqtarët në rast të sëmundjes apo pamundësisë së tij për të vazhduar procesin.

“Gjyqtari i katërt është rezervë, i cili i ka përcjellë të gjitha seancat, por në rast të ndonjë sëmundjeje ose diçka tjetër të njërit nga tre gjyqtarët, ai është aty. Mirëpo, ai nuk voton. Prandaj janë tre gjyqtarë, jo ky i katërti, që ka qenë gjyqtar kujdestar për arsye juridike dhe teknike”, ka thënë Gashi në KosovaLive.

Ai ka shprehur bindjen se tre gjyqtarët do të nxjerrin një aktgjykim lirues.

“Duke e ditur situatën në Kosovë, duke e ditur situatën gjatë luftës, ne do të kemi aktgjykim lirues”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme