Gashi viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 16:05 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi së bashku me Këshilltaren e Lartë të ICITAP-it, Drita Perezic dhe zyrtarë të lartë të MPB-së u takuan me Kryeshefen Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës-së znj. Miradije Kelmendi.

Me këtë rast Gashi i uroi Kelmendi suksese në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të MPB-së për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ai kërkoi që kjo agjenci e rëndësishme për fuqizimin e integritetit policor të vazhdojë angazhimin e saj për luftimin e dukurive negative brenda Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së imazhit të mirë që ka policia.

Më pas Gashi takoi edhe Udhëheqësit e Departamenteve, të cilët prezantuan një pasqyrë të shkurtër për angazhimet e punonjësve të IPK-së.

Kryeshefja e IPK-së Kelmendi në fund të takimeve falënderoi Ministrin Gashi për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që MPB po e jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme