Gastronomët marrin përkrahje nga Përparim Rama për të kaluar krizën e pandemisë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka bërë të ditur se sot është takuar me të arin e Prishtinës Përparim Rama, shkruan Ekonomia Online.

Kllokoqi tha se kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.

Postimi i plotë i tij:

Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.

Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.

Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.

Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve!

Të ngjashme