Gati 6800 raste aktive me COVID-19 në vend

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Pak nën 11 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara me koronavirus deri tash në Kosovë, janë raste aktive – përkthyer në shifra 6791 nga 62 mijë e 548 rastet e deritashme, janë aktive.

Nga regjistrimi i rasteve të para me COVID-19, në muajin mars të 2020-s, në Kosovë, si pasojë e pandemisë, kanë humbur jetën 1526 persona, apo 2.4 për qind e të gjitha rasteve të regjistruara deri tash.

54 mijë e 231 është numri i personave që janë shëruar.

Ditëve të fundit është vënë re një tendencë që rastet e reja të kalojnë shifrat e të shëruarve, duke bërë që numri i rasteve aktive të shënojë ngritje. Një javë më herët, në vend ishin 6429 raste aktive.

Në vend janë kryer deri tash 252 mijë testime.

Të ngjashme