Gattuso nën radarin e Lazios

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në radarin e Lazios, pasi Simone Inzaghi e gjen veten sërish nën presion.

Lazio ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon, duke u mundur edhe në Ligën e Evropës, nga Celtic me rezultat 2:1.

Tottomercatoweb raporton se sytë e zyrtarëve të klubit janë mbi Inzaghin më shumë se kurrë.

Ky sajt shton se Gattuso duket të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar 43 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Ish trajneri i Milanit aktualisht është i papunë, pasi së fundi ka refuzuar dy oferta, nga Genoa dhe Sampdoria.

Të ngjashme