Gazetarët meksikanë në protesta për vrasjen dhe zhdukjen e kolegëve të tyre

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 12:48 | Nga

“Kjo protestë është ndaj pushtetit që është i paaftë të sigurojë mbrojtjen e gazetarëve, por edhe të gjithë meksikanëve”.

Qindra gazetarë janë mbledhur mbrëmë në protestat në kryeqytetin e Meksikës duke kërkuar drejtësi për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur, si dhe mbrojtje për gazetarët aktivë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit u mblodhën në sheshin qendror në Mexico City dhe brohoritën “nuk do të heshtim”.

“Kjo protestë është ndaj pushtetit që është i paaftë të sigurojë mbrojtjen e gazetarëve, por edhe të gjithë meksikanëve”, porositi kolumnisti meksikan Julio Hernandez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme