Zëvendësministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një status në profilin e tij në facebook ka shkruar se LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti institucionaliste dhe shtetndërtuese. Ai ka thënë se fitorja më e madh e LDK-së është se ka arritur ta reduktoj një të keqe të madhe. Sipas tij humbja më e madhe e PDK-ë është padyshim meritë e punës së LDK-së në Qeveri.
Ky është statuti i plotë i Gecajt në facebook:
“LDK ka qenë dhe mbetet parti institucionaliste dhe shtetndërtuese. Kjo është logjika dhe koncepti të cilën e kam përcjell edhe unë gjatë gjithë kohës së veprimit tim, duke përfshi edhe vitet e fundit. Unë e kam marrë qartë porosinë e votës së qytetarit. Kur populli flet pushtetarët duhet të dëgjojnë dhe të nxjerrin mësim. Ju falem nderit të gjithëve për ato votat dhe për atë besimin. Më keni bërë të mendoj shumë, të ju respektoj edhe më shumë. Unë nuk kam humbur, nëse LDK-së i ka shkuar për dorte ta zvogloj një të keqe në Kosovë. Fitorja më e madhe e LDK-së është se ka arritur ta reduktoj një të keqe të madhe mu me prezencën e saj në institucione. Humbja e madhe e PDK-së është padyshim meritë e punës së LDK-së në Qeveri. Unë këtë nuk e kam bërë duke protestuar në rrugë, nuk është as stil e as koncept i yni. Kjo tani është fitore e madhe për Kosovën, edhe pse në të parë nuk duket se është edhe e LDK-së. Por kjo është LDK e cila jo gjithmonë kuptohet drejtë dhe më kohë. Historia 27-vjeçare është dëshmitare se ne sakrifikojmë për interesa nacionale.
Unë do të angazhohem edhe më tutje që këtë forcë politike, që është dobësia më e madhe e Kosovës, ta qojmë aty ku e ka vendin, por asesi jo në institucione”.