Geci: Inspektorati dhe policia heqën fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë pretendohet se janë larguar fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Kështu ka shkruar Gani Geci duke e shpërnda dhe një video.

Postimi i plotë:

Sot në Podujevë, Shpëtim Pijandura, argat i Albin Komunistit, i ka thirrur inspektoratin e komunës dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi Ali Ajeti në Podujevë.

Unë, Gani Geci, i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Shpëtim Pijanecit dhe të gjithë sojmenëve të tyre që të mos mundohen ta pengojnë LDK-në në Llap, sepse LDK-në nuk ka mundur ta pengojë as UDB-ja, as SHIK-u, e s’kanë me mujt as Cërnagorja as Greqia.

Sot aty kan qenë djemt dhe nipat tonë por ,tash e tutje une do të jem çdo ditë në sheshin Zahir Pajaziti dhe Ali Ajeti te Podujevës. Thirrne Albin Komunistin me ato njësitë shtetërore që i përdor kundër popullatës civile, sepse unë, së bashku me Ekrem Hysenin dhe Agim Veliun, do të jem aty.

Të ngjashme