Gërxhaliu: Çmimet e naftës nuk varen më vetëm nga oferta dhe kërkesa por nga gjeopolitika

Prishtinë | 22 Pri 2026 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se çmimet e naftës nuk varen më vetëm nga oferta dhe kërkesa, por nga gjeopolitika.

Përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Gërxhaliu ka shkruar se luhatje të ngjashme mund të priten në periudhën e ardhshme.

Sipas tij, çmimet më të ulëta të naftës bruto potencialisht nënkuptojnë më pak presion mbi çmimet e karburantit, gjë që ndikon më tej në transport, prodhim dhe inflacion në tërësi.

Postimi i tij i plotë:

Çmimet e naftës nuk varen më vetēm nga oferta dhe kërkesa por nga gjeopolitika

Çmimet e naftës nuk varen më vetëm nga oferta dhe kërkesa, por në një masë të madhe nga gjeopolitika dhe pritjet e investitorëve, që do të thotë se luhatje të ngjashme mund të priten në periudhën e ardhshme.

Sidoqoftë, është e qartë se tregu është në një fazë të pasigurisë në rritje.

Çmimet më të ulëta të naftës bruto potencialisht nënkuptojnë më pak presion mbi çmimet e karburantit, gjë që ndikon më tej në transport, prodhim dhe inflacion në tërësi.

Megjithatë, efektet afatgjata do të varen nga fakti nëse kjo rënie është rezultat i stabilizimit të tregut apo një sinjal i një ngadalësimi më të gjerë ekonomik.

Të ngjashme