Giresse: I përshtatemi secilit kundërshtar, do t’i përdorim të gjithë lojtarët në këto miqësore

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 16:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka dhënë komentet e tij para ndeshjeve miqësore të marsit. Ai ka thënë se në dy ndeshjet e këtij muaji synon të provojë secilin lojtar.

Po ashtu, ai tha se skuadra do t’i përshtatet kundërshtarit për stilin e lojës.

“Këto dy ndeshje do t’i përdorim për t’i angazhuar të gjithë lojtarët që kemi dhe që na shërbejnë si përgatitje për ndeshjet kompetitive që i kemi në qershor”, ka thënë trajneri

“Padyshim, gjëja e parë që kemi bërë është prezantimi me lojtarët. Ajo që pres nga lojtarët që luajnë nga ligat ndërkombëtare është dëshira e tyre të luajnë për Kosovën. Pastaj, në vijim kemi folur për rregullat, për mënyrën se si do të funksionojë ekipi dhe çfarë presim ne. Në vijim kemi folur për objektivat dhe qëllimet tona që i kemi vendosur vetes për këto kompeticione.”

“Qëllimi i këtyre ndeshjeve është të aktivizojmë gjithë lojtarët. Më pas do të kemi një pamje më të qartë se si do të duket formacioni. Padyshim, ky sesion stërvitor që kemi sot, që është edhe i fundit para ndeshjes nesër, do të na jap idenë më të qartë se si paraqitemi ndaj Burkina Faso.”

“Një nga arsyet që ndikoi që Sahiti të zëvendësohet nga Dellova ishte koha e shkurtër për të zgjedhur dikë që e shohim si zëvendësim më të mirë. Mbi të gjitha, në fazën ofensive kemi shumë lojtarë, dhe në të njëjtën kohë ajo që kemi bërë si pyetje të shpeshtë – t’i japim mundësinë që luan në Superligën e Kosovës.”

Të ngjashme