Girona dhe Barcelona përballen në derbin katalunas, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Girona dhe Barcelona do ta zhvillojnë derbin katalunas në kuadër të xhiros së 19 në La Liga.

Përballja e dy skuadrave katalunase zhvillohet në stadiumin Estadio Municipal de Montilivi në qytetin e Gironas.

Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Villarreali, derisa Barcelona pas fitores minimale 1-0 përballë Getafes.

Dy skuadrat kanë zhvilluar vetëm katër ndeshje në La Liga, derisa Barcelona ka bilanc më të mirë me tre fitore dhe një barazim.

Formacionet zyrtare:

Girona: Gazzaniga, Bernardo, Miguel, Arnau, Castellanos, Aleix Garcia, Juanpe, Riquelme, Romeu, Couto, Herrera.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Sergio, Dembele, Ansu Fati, Alonso, De Jong, Raphinha, Kounde, Garcia, Gavi.

Të ngjashme