Olivier Giroud ka folur pasi Kylian Mbappe e kaloi duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Francës.
Ai tha se menjëherë i kishte dërguar një porosi ish-bashkëlojtarit të tij te Trekolorët.
“Menjëherë i dërgova mesazh Kylian Mbappes pasi ai theu rekordin tim dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën”, tha Giroud.
“I shkrova: ‘Urime vëlla, jam vërtet shumë i lumtur për ty, dhe mos harro të ma ruash fanellën tënde!’”
“Kyliani më kishte premtuar tashmë se do të ma jepte fanellën.”