Gjashtë ditë mbi 60 aktivitete për vajzat nga edicioni i dytë “VajzatnëTIK23”

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në edicionin e dyte të “Vajzat në TIK 2023”, e cila është iniciativë e Sahatçiut, janë planifikuar mbi 60 aktivitete brenda dhe jashtë Prishtinës.

Këto aktivitete kanë filluar nga data 23 prill dhe edicioni do të përfundoj sot, sipas Sahatçiut në edicionin e kaluar mbi 1 mijë vajza arritën të angazhohen me teknologji dhe të fillojnë të mendojnë një karrierë të mundshme në TIK.

Njoftimi i plotë:

Po vijmë me edicionin e dytë të #VAJZATNËTIK23👩‍💻 me 60+ aktivitete në 6 ditë, në Prishtinë e gjithandej Kosovës! ❤️ 23-28 prill 2023

🔗Vizitoni https://girlsinictkosovo.com/ për kalendarin e plotë. Gjeni aktivitetet që ju pëlqejnë, mblidhuni dhe ejani, bashkohuni me ne!🚀

Përmes 25 aktiviteteve me 15 organizata partnere në edicionin e parë të Javës së Vajzave në TIK vitin e kaluar, ~1,000 vajza arritën të angazhohen me teknologji dhe të fillojnë të mendojnë një karrierë të mundshme në TIK.👩🏻‍💻

Këtë vit, me po të njejtën iniciativë time, po vijmë edhe më të mëdhenj. Me më shumë se 35 organizata e kompani partnere, kemi planifikuar më shumë se 60 aktivitete brenda e jashtë Prishtinës. Punëtori e ligjerata në shkolla, vizita në kompani, panair pune, diskutime, trajnime, prezantime, gara e ngjarje të tjera, për më shumë vajza dhe gra të angazhuara në teknologji. 💪🏻

ℹ️ Këto aktivitete janë mbështetur nga Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, USAID Compete Activity dhe Enhancing Youth Employment (EYE).

👏🏻 Organizatat dhe kompanitë partnere:

STIKK

ICK

UNDP Kosovo

UN Women Kosovo

IPKO Foundation

RIT Kosovo

BONEVET Prishtina

Kosova Makers League

Women in Tech Kosovo

Women in STEM Kosovo

Women4Cyber Kosovo

Cikat n’STEM

Growing with STEM

SHPIK

YMCA Kosovo

Open Data Kosovo

She Inspires

In Time

American Corner Prishtina

AWESK

Art Without Limit

Hajde Folim

Youth Council of US Embassy

Global Engineer Girls

Appdec

BIT Academy

Cacttus Education

Growzillas

Innovemia

jCoders

MetDaan

Polar Bear Agency

SQA Consulting

Shkolla Finlandeze

Tutoryx

XPortal Esports

ZenVen Space

Të ngjashme