Gjashtë gabimet e njerëzimit, sipas Ciceronit

Prishtinë | 09 Tet 2022 | 20:33 | Nga Shkelzen Halimi

Zbulimi i letrave të Ciceronit në shekullin XIV nga Petrarka dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e Rilindjes evropiane. Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringjalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike.

Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij është vënë re tek mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur ndodhi edhe vdekja e tij.

Sipas Ciceronit, janë gjashtë gabime, që njerëzimi vazhdon t’i përsërisë në çdo kohë:

1. Besimi se fitimi personal arrihet duke shkatërruar të tjerët.
2. Shqetësimi për gjërat që s’mund të ndryshohen.
3. Këmbëngulja se një gjë është e pamundur, vetëm sepse ne nuk mund ta arrijmë.
4. Refuzimi për të lënë mënjanë preferencat e parëndësishme.
5. Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimës së mendjes.
6. Përpjekja për të detyruar të tjerët të besojnë dhe të jetojnë si ne.

Të ngjashme