Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit

Prishtinë | 15 Tet 2024 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Vitaminat dhe mineralet janë vlera ushqyese esenciale për shëndetin e njeriut në përgjithësi. Përderisa ka shumë raste të shpeshta që paraqiten mungesa të vitaminave apo mineraleve të caktuara në organizëm, ka mënyra të mira për t’i përmbushur.

Times of India ka paraqitur burimet më të mira të gjashtë vlerave ushqyese, të cilat janë raste të shpeshta që paraqesin mungesë të tyre në organizëm.

Ushqimet e pasura me hekur

Hekuri shpesh mund të mungojë në organizëm, e si pasojë mund të çojë në anemi, sepse hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinës, proteinë kjo që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut të cilat e përçojnë oksigjenin nëpër trup. Ushqimet që përmbajnë sasi të bollshme të hekurit janë, spinaqi, thjerrëzat, qiqrat dhe mishi i kuq.

Ushqimet me vitaminë D

Vitamina D, shpesh mund të jetë mungesë në organizëm. Kjo vitaminë ndihmon organizmin të absorbojë kalciumin. Mungesa e vitaminës D mund të qojë në probleme me eshtrat. Burimet më të mira të vitaminës D përfshijnë rrezet e diellit, qumështi, e verdha e vezës dhe peshku.

Ushqimet me vitaminë B12

Mungesa e vitaminës B12 mund të krijojë probleme me funksionimin e fijeve nervore, prodhimin e ADN-së dhe rruazave të kuqe të gjakut. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi dhe probleme neurologjike. Ushqimet që janë të pasura me vitaminë b12 përfshijnë mëlçinë e kafshëve, peshkun, bulmetin.

Ushqimet e pasura me kalcium

Kalciumi është i rëndësishëm për eshtra e dhëmbë të fortë, funksionim të mirë të muskujve dhe sinjalizimin nervor. Mungesa e kalciumit mund të shkaktojë dobësim të eshtrave dhe frakturë. Bulmeti është burim i  mirë i kalciumit, po ashtu edhe perimet me gjethe të gjelbra si brokoli.

Ushqimet e pasura me magnez

Magnezi është vlerë ushqyese e nevojshme për funksionimin normal të nervave, rregullimin e sheqerit në gjak dhe shëndetin e eshtrave. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë dhimbe të muskujve dhe probleme me shëndetin mendor. Burimet më të mira të magnezit janë arroret, farat, drithërat e plota, perimet me gjethe të gjelbra e bimët bishtajore.

Ushqimet e pasura me jod

Jodi është vlerë ushqyese esenciale për funksionimin e mirë të gjëndrës tiroide, e cila rregullon metabolizmin. Mungesa e jodit në organizëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Burimet më të mira të jodit janë: kripa e jodizuar, ushqimet e detit, bulmeti dhe vezët.

Të ngjashme