Gjashtëdhjetë nxënës ndjekin mësimin në bodrumin e xhamisë në Gjilan

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 13:13 | Nga

60 nxënës të shkollës fillore “Agim Ramadani” të fshatit Haxhaj, të Gjilanit ndjekin mësimet në bodrumin e xhamisë së fshatit, në mungesë të objektit shkollor, i cili zvarritët së ndërtuari.

Punimet për ndërtimin e objekti të shkollës në këtë fshat janë ndërprerë ngase kompania e kontraktuar pretendon se i ka kryer punimet, ndërsa kërkon mjete shtesë financiare, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna deklaron se janë në rrugë të mirë për zgjidhjen e kontestit dhe se punimet do të zhbllokohen. Kurse kryetari i Këshillit të fshatit Haxhaj, Abedin Dauti, deklaron se është e nevojshme përshpejtimi i procesit për ndërtimin e shkollës së fshatit, në mënyrë që nxënësit të mos ndjekin procesin mësimor në bodrumin e xhamisë.

Gjashtëdhjetë nxënës ndjekin mësimin në bodrumin e xhamisë në Gjilan

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme