Ekonomia Online
FUNDIT

16 fëmijë me aftësi të kufizuara të papërfshirë në shkollim

16 fëmijë me aftësi të kufizuara të papërfshirë në shkollim

Për shoqatën “Handikos” në Gjilan mbetet shqetësim mospërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin e shkollimit. Ata thonë se vitin e kaluar shkollor në Komunën e Gjilanit 16 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur të papërfshirë në procesin mësimor. Vlerësojnë se menaxheri i arsimit duhet të angazhohet dhe të sqarojë rrethanat të […]

Për shoqatën “Handikos” në Gjilan mbetet shqetësim mospërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin e shkollimit. Ata thonë se vitin e kaluar shkollor në Komunën e Gjilanit 16 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur të papërfshirë në procesin mësimor.

Vlerësojnë se menaxheri i arsimit duhet të angazhohet dhe të sqarojë rrethanat të cilat kanë ndikuar që fëmijët të mos përfshihen në sistemin e shkollimit. Ata deklarojnë se një pjesë e zyrtarëve të arsimit nuk kanë treguar vullnet që të trajtojnë këtë problem ndonëse kanë qenë të njoftuar, shkruan sot Koha Ditore.

“Handikos” vlerëson se mospërfshirja e fëmijëve në procesin e shkollimit, i cili është obligues paraqet shkelje të ligjit. Kryetari i shoqatës, Fatmir Shurdhani, ka bërë të ditur se ata kanë bashkëpunuar me Drejtorinë e Arsimit, duke u ofruar të dhëna për fëmijët të cilët nuk kanë vijuar vitin shkollor 2018-2019.

Të ngjashme