Gjatë 24 orëve janë ngritur 18 aktakuza, kundër 23 personave

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetre (23) personave.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme