Gjatë 24 orëve janë ngritur 168 aktakuza

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetetetë (168) aktakuza kundër njëqindenëntëdhjetetre (193) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave të dyshuar.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Pejë  ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të:

  • Një (1) kamioni transportues të tipit “MAN”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar si dhe ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, si dhe ka ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë (1) kërkesë për sekuestrimin e një kamioni transportues të tipit “MAN”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi “dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familja”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për vepra të ndryshme penale.

Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”;

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Pesë  (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime e personave me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, me aktvendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar  për 48 orë një (1) person i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.  

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtje kontroll posedim të paautorizuar të armëve”;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën  penale “Vjedhje e shërbimeve” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të:

  • Një (1) kamioni transportues të tipit “MAN”.
  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’, në dëm të vëllaut të tij, duke marrë nga ai stoli ari.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” ;

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Grabitja;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhje grabitqare”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje” ;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” ;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” ;

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore” ;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër  (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme