Gjatë 24 orëve janë ngritur 31 aktakuza kundër 33 personave

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masë së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së paluajtshme”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur shtatë (7) aktakuza,  kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar nga Suhareka, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se paluajtshme”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari  është ndaluar për 48 orë.

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën  penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i Paautorizuar i Narkotikeve substancave psikotrope apo Analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “fajde”

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se në Gjilan, kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Ngacmimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe analoge  nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1  nënparagrafi 1.4 lidhur me veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim” ;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2 ) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme