Gjenden edhe tre trupa të tjerë në Thumanë, numri i të vdekurve shkon në 35

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 00:38 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 3 trupa të pajetë në Thumanë të Shqipërisë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi para dy ditësh vendin.

Mediat shqiptare bëjnë të ditur se janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.

Viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.

Almiri Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa.

Numri tani ka shkuar në 35 viktima, raporton TCH,

Të ngjashme