Gjenden mbetje mortore në një pyll në Prishtinë

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Disa eshtra të njeriut janë gjetur në rajonin e Prishtinës nga dy dëshmitarë kosovarë të cilët kishin njoftuar Policinë e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të PK-së, bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur të premten dhe të njëjtat, janë dërguar në IML.

‘GJETJE E MBETJEVE MORTORE/Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm’, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme