Gjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur sot në Shkup, i ka alarmuar autoritetet atje.

Foshnja e braktisur është gjetur në një park në zonën e Shutkës mbrëmjen e 15 qershorit 2026.

Sipas Policisë, rasti është raportuar në orën 19:30 nga A.S. nga Shkupi, i cili ka njoftuar se në një ulëse parku ka hasur një foshnjë rreth 7–8 muajshe të lënë vetëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ndërsa foshnja është transportuar nga Ndihma e Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime, shkruan Tetovasot.

Gjatë hetimeve fillestare, policia ka intervistuar M.M. (49), I.M. (54) dhe Sh.M. (32), të gjithë nga Shkupi. Sipas deklarimeve të tyre, Sh.M. ishte takuar me S.N. në zonën e Qendrës, ku kjo e fundit ia kishte lënë foshnjën për përkujdesje.

Më tej, pasi S.N. nuk është kthyer më, Sh.M. dyshohet se e ka dërguar foshnjën në Shutkë dhe e ka lënë në park. Rasti është referuar te prokurori publik dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme