Gjendet i vdekur një person në një barakë te stacioni i trenit në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dje në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një person.

Viktima është gjetur i vdekur në një barakë të stacioni i trenit.

“Rr. Tirana, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete një mashkull  kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme