Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lum në vendin e quajtur “Skollovc” të Hanit të Elezit.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 12.08.2026, në fshatin Dërmjak, Komuna e Hanit të Elezit, në vendin e quajtur “Skollovc”, është gjetur një person pa shenja jete në një lum. Njësitë e Hetimeve Rajonale dhe Forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente kanë nxjerrë trupin nga uji. Mjeku kujdestar i QKMF-së në Han të Elezit ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 34-vjeçar, shtetas i Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas Veselit, zga ekzaminimet fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme të lëndimeve.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML në Prishtinë për autopsi dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.