Gjendet traktori që e kishte vjedhur serbi më 1999

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 15:10 | Nga

Policia e Kosovës njofton se shtetasi shqiptar kosovar Sh. A. nga fshati Suhogërrll Komuna e Istogut, më 27.07.2016 ka raportuar rastin për vjedhjen e  traktorit të tij në vitin 1999. Rasti është evidentuar me numër zyrtar në stacionin policor Istog.

Sipas Policisë, Njësiti i hetimeve në stacionin policor në Istog, në bashkëpunim me prokurorin e rastit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore e që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e traktorin e llojit IMT 540 i vjedhur në vitin 1999.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë dhe gjejnë mjetin për të cilin kishte raportuar viktima dhe i njëjti është gjetur në qytetin e Zubin Potokut”, njoftojnë zyrtarët policorë.

“Me këtë rast është identifikuar i dyshuari me iniciale: Dj.M. shtetas kosovar serb lindur në vitin 1960 dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për vepër penale të vjedhjes së rend. Traktori është konfiskuar, pas verifikimit të numrave të shasisë dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin Policisë.

Rasti i kompletuar është proceduar në Prokurorinë e shtetit për t’u ndërmarrë masat e mëtejme ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme