Gjermanët të interesuar për studentët e UBT-së

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga Akademia e Edukimit dhe Trajnimit “Auxila”, në Gjermani, i përbërë nga Jurgen Debus dhe Ute Schaufler ka qëndruar në UBT, ku janë takuar me përfaqësuesit e Fakulteteve të Mjekësisë në UBT, me qëllim të krijimit të mundësisë për ti punësuar studentët në institucionet shëndetësore gjermane.

Ata janë mahnitur me njohuritë e studentëve në aspektin praktik dhe teorik dhe theksuan se UBT është i vetmi institucion në Kosovë i cili përgatit profesionalisht të rinjtë në fushën e infermierisë, stomatologjisë, farmacisë etj.

Tutje, ata theksuan se këta të rinj janë kompetentë për të ofruar shërbime si profesionistë në kujdesin shëndetësor, pasi siç thanë, studentët e UBT-së tashmë kanë zhvilluar praktikën profesionale dhe janë të gatshëm për tregun e punës.

UBT ka të ndërtuar qendrën e inovacionit për mjekësi me infrastrukturë dhe mbi 100 laboratorë shkencor për të gjitha fushat e shëndetësisë: Infermieri, Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Interno, Pediatri etj.

Të ngjashme