Gjermania eliminon Letoninë, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të basketbollit.

Gjermanët triumfuan ngushtë 81:79 ndaj Letonisë në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

E gjithë ndeshja ishte pothuajse tërësisht e barabartë, por diferenca u bë në çerekun e dytë, kur Gjermania triumfoi 23:18.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të ketë mision tejet të vështirë, ku përballet me favoriten kryesore, Amerikën.

Të ngjashme