Gjermania në mision për të mbrojtur titullin

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 09:45 | Nga

Gjermania do të ketë vetëm një gjë në mendje kur të niset drejt Rusisë për Kupën e Botës – mbrojtjen e titullit dhe të bëhet përfaqësuesja e parë në më tepër se gjysmë shekulli që e ka mbrojtur titullin e botës.

Gjermania ka marrë veten pas eliminimit dëshpërues në gjysmëfinale të Evropianit 2016. Fitoi dhjetë ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës në Rusi dhe pranoi vetëm katër gola duke siguruar kualifikimin shpejt e lehtë.

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, po ashtu pati luksin që të aktivizojë skuadër të dytë në Kupën e Konfederatave vitin e kaluar dhe prapë të dalë fitues, duke dëshmuar kështu për numrin e madh të talenteve që ka Gjermania.

Loew, që është në Botërorin e tretë si trajner, ka numër të madh të talenteve, ndërsa Gjermania ka qëlluar në një grup jo aq të fortë, Grupin F ku do të përballet me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Lojtarët fitues të Botërorit 2014, përfshirë Thomas Muellerin, Mats Hummelsin, Jerome Boatengun, Sami Khediran, Toni Kroosin dhe Mesut Oezilin, do të formojnë shtyllën e skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme