Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 mijë raste të coronavirusit brenda një dite për herë të parë që kur vendi u përball me pandeminë.
Sipas Institutit Robert Koch, vendi ka regjistuar 50,196 raste shtesë në 24 orët e fundit, dhe 235 viktima, transmeton Telegrafi.
Gjermania është në mesin e një numri vendesh evropiane që po përballet me rritje të reja të rasteve, dhe ka regjistruar rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.
Kancelarja në largim, Angela Merkel, i quajti “dramatike”, rritjet e rasteve në vend, të cilat janë veçanërisht të dukshme që nga tetori.
“Pandemia edhe një herë po përhapet në mënyrë dramatike”, tha zëdhënësi i saj, duke bërë thirrje për autoritetet lokale shëndetësore të marrin masa shtesë për të frenuar situatën.