“Gjetët prova për vrasjen?” Përgjimet që fundosën biznesmenin dhe ish-shefin e operacionales, dalin bisedat me Vis Martinajn

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega.Panorama Tv raporton se Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn.
Ish-drejtori i Lezhës dhe Durrësit i jepte Martinajt informacione, edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegajn duke e pyetur nëse ka prova.

Pëllumb Gjoka: keni gjetur prova.?

Ardit Hasanbega: Po disa, të vogla…

Pëllumb Gjoka: Lëre mos u merr më me të.

Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lika mësohet se Pëllumb Gjoka komunikonte me të.

Prokurori mësohet se ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet. Gjithashtu ndërhynte edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.

Përgjimet kanë zbuluar se vrasja e Gjin Ndojt në prill të 2020 është porositur nga Ervis Martinaj. E kanë kryer Denis Brahovic dhe Behar Bajri. Viktima i kishte sharë dhe këto e kanë masakruar me plumba. Këto biseda janë bërë edhe në aplikacionin SkY

Të ngjashme