Gjilan, fillojnë punimet në treg, protestojnë tregtarët

Gjilan | 28 Mar 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Tregtarë nga qyteti i Gjilanit kanë protestuar për rreth një orë para objektit të Komunës së Gjilanit.

Qëllimi kryesor i kësaj proteste ishte kundërshtimi i vendimit të komunës për fillimin e punimeve në treg në kohë të papërshtatshme për tregtarët.

Kërkesat e tyre janë që të mosfillohen punimet në treg para datës 1 shtator 2019 dhe që këto punime të zhvillohen në faza, por që edhe të garantohet funksionimi i tregut.

Këto kërkesa doli për t’i dëgjuar edhe nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, i cili u garantoi tregtarëve se si Komunë i përkrah kërkesat e tyre dhe puna në treg nuk do të ndalet, pasi operatori është zotuar se do t’i kryej punët me faza.

Pas bisedës me nënkryetarin protestuesit u shpërndanë nga qendra e qytetit.

Të ngjashme