Gjilani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi nuk është me trajner i SC Gjilanit.

Munishi dhe kuqebardhët kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme, siç mëson Tëvë1 nga burimet e sigurta. Ndarja e rrugës erdhi si pasojë e rezultatëve të dobëta në fazën e fundit të kampionatit elitar.

Ditën e diel “Skifterat” pësuan humbje në udhëtim te Dukagjini, duke bërë një hap mbrapa në luftë për titull.

Munishi gjatë këtij sezoni me kuqebardhët në elitë ka marrë 14 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje, duke e lënë skuadrën në vendin e tretë me pikë të barabartë me Dritën e cila ndodhet një pozitë me lartë.

Të ngjashme