Gjilani vazhdon bashkëpunimin me Oltion Rapën

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën edhe për një vit me mbrojtësin nga Shqipëria, Oltion Rapa.

Klubi gjilanas ka filluar furishëm fushatën për bërjen gati për sezonin e ri 2021/21 në Superligën e Kosovës.

Pas largimit të disa lojtarëve të panevojshëm, drejtuesit e Gjilanit kanë filluar rinovimin e kontratave të disa tjerëve që i kanë në plane të ekipit.

Pas rinovimit me portierin Enea Koliçi, sulmuesin Gerhard Progni dhe mesfushorët Besar Musolli e Muhamed Useini, Gjilani ka konfirmuar vazhdimin e marrëveshjes edhe me Rapën.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Oltion Rapën edhe për një edicion të radhës”.

“Klubi falënderon Oltionin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Të ngjashme