Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë u dhurohen pajisje mjekësore në tejkalimin e pandemisë

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Falë një bashkëpunimi ndërmjet kompanisë “AMC” dhe “Buçaj”, Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, janë pajisur me perfuzimatë, me të cilin synohet induksion më korrekt gjatë lindjes, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, pakoja mbështetëse përmban edhe CTG, aparatura të nevojshme për monitorimin e gjendjes fetale para dhe pas lindjes.

Veç tyre, janë pranuar edhe pulsoksimetër, që shërbejnë për monitorimin e shenjave vitale të pacientëve, veçanërisht atyre me Covid-19. I gjithë donacioni kap vlerën e 10 mijë eurove.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaiji, ka thënë se donacione të tilla e ndihmojnë në tejkalimin e pandemisë.

“Falënderojmë ‘AMC’ dhe ‘Buçaj’ që na ndihmojnë që tre herë me pajisje. Kësaj here na kanë sjell disa aparatura. Ky bashkëpunim janë donatorë që na kanë lehtësuar që sa me lehtë ta kalojmë pandeminë”.

Ariana Radoniqi, përfaqësuese prej “AMC”, tha se qëllim i tyre është mbulimi i nevojave të nënave në Kosovë.

“Po japim donacion 10 mijë me pajisje për këtë klinikë. Falënderojmë kompaninë Buçaj, Klinikën dhe drejtorin për bashkëpunim. Ne mundohemi të mbulojmë nevojat e nënave në Kosovë”, tha ajo.

Ndërsa Erand Ahmeti nga kompania “Buçaj”, i ka uruar suksese Klinikës.

Të ngjashme