Gjini pas thirrjeve kundër Haradinajt: Ky është rezultat i një inxhinierie të mbrapshtë politike

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratës së sotme kundër Ramush Haradinajt në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe manifestim të një narrative të ndërtuar ndër vite.

Gjini ka thënë se thirrjet vëllavrasëse në Kuvend nuk janë të rastësishme, por rezultat i një platforme mbi një dekadë propaganduese.

“Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se një instrumentalizim i tillë nuk përfaqëson mërgatën patriotike të Kosovës, ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë së Shtetit.

Gjini ka thënë se Ramush Haradinajn “mund ta shihni vetëm nga larg”, duke shtuar se atë e mbron historia, populli dhe qëndrueshmëria e tij politike.

“Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme