Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë-Turqi, vashat tona shpresojnë në fitore

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës, ka mbajt konferenca për medie, në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2021 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në konkurrencën e femrave, raporton EkonomiaOnline.

Selektorja e Kombëtares së Kosovës në futbollin e femrave, Afërdita Fazliu, tha se janë në dijeni për cilësinë e kundërshtarit, por që do të aplikojë një lojë të hapur.

Ajo shpreson në rezultat pozitiv.

“Sa i përket kundërshtarit kemi informata  se sa janë të fortë, megjithatë para dy vite kemi pasur një takim lojë miqësore me Turqinë dhe kemi humbur 4-2. Mendoj qe do të jetë një lojë mjaft e madhe midis dy kombëtarëve, dhe ne shpresojmë që kombëtarja Kosovës të nxjerrë një rezultat të mirë.

Fazliu foli edhe për lëndimin e kapitenes së skuadrës, për të cilën tha se është rikuperuan dhe është në gjendje të mirë.

“Para një muaji kemi pasur një lëndim serioz të Kapitenes Liridonë kryeziu dhe tani nuk kemi ndonjë lëndim serioz. Unë mendoj që në aspektin fizik jemi shumë mirë. Mendoj që Kosova është në vendin 126, por çdo herë statistikat nuk flasin për cilësinë”, tha ajo.

Ajo foli edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen si skuadër. Tha se grumbullimi i lojtareve po është problem, pasi që nuk janë 100 për qind të fokusuar vetëm në futboll.

“Kemi pak lojtare që e kanë 100% profesion futbollin , dhe kjo e bënë më të vështirë grumbullimin e lojtareve. Sa i përket lojtareve që kanë ardhur për Kosovë, asnjëra nuk e ka braktis Kosovën që të shkon për një përfaqësuese tjetër, por kemi. Futbolli i femrave e ka një karrierë më të shkurtër , edhe në aspektin financiar nuk mund të jetojnë lojtaret vetëm prej futbollit”, tha ajo.

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Valentina Limani tha se vajzat kanë një motiv dhe bashkëpunim ndërmjet vete.

Edhe ajo shprehet optimiste për rezultat pozitiv.

“Besoj që vajzat janë shumë të motivuara dhe në stërvitjen e fundit që kemi pasur kanë qenë shumë optimiste dhe mendoj qe do ta kryejmë punën tonë siç duhet. Është ndjenjë e veçantë me qenë kapitene e Kosovës sepse selektorja ka shumë besim tek ne. Dhe ne kemi shumë bashkëpunim ndërmjet vete. Besoj që do të vinë shumë shikues dhe do t’i kënaqim me lojën tonë”, tha ajo.

Lojtarja Erleta Mehmeti tha se presin mbështetje nga e gjithë Kosova.

“Ne jemi përgatit shumë mirë , edhe pse Turqia ka më shumë eksperiencë se ne dhe me përkrahjen e Kosovës dhe familjes kemi me bë një lojë të mirë”, tha ajo.

Përfaqësuesja jonë më 30 gusht në ora 20:00, do të jetë nikoqir i Turqisë ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më Prishtinë ndërsa në takimin e dytë kualifikues, Kosova udhëton në Slloveni ku do të ndeshet me përfaqësuesen sllovene me datën 3 shtator.

Biletat për shikues do të jenë falas.

Të ngjashme