Gjuhen me armë hajnat dhe policët në Klinë

Klinë | 12 Kor 2017 | 09:57 | Nga

Në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës ka pasur mbrëmë të shtëna armësh mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe disa të dyshuarve për hajni.

“Gjatë një vjedhje në progres njësitë policore kanë intervenuar për t’i arrestuar të dyshuarit, mirëpo të dyshuarit me të vërejtur zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të dyshuarve, të cilët kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia.

Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit nuk raportohet për të lënduar. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme