Gjuriq: 10 vjet burgim për serbët që i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 11:22 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq iu ka kërkuar serbëve në Kosovë të mos i bashkoheshin ushtrisë siç e ka quajtuar ai “ilegale” të Kosovës.

Sipas tij, “bazuar në ligjin penal të Serbisë, hyrja në formacione ilegale dhe të huaja të armatosura është e paligjshme dhe e dënueshme me deri në 10 vjet burgim”.

Ai theksoi se formimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Kumanovës dhe kundër qëllimit të shtetit serb – domethënë, stabilitet afatgjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme