Asociacioni i Komunave serbe është projektuar si një mekanizëm institucional për të trajtuar problemet e serbëve në Kosovë, ka thënë Marko Gjuriq gjatë një takimi me me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, Vladimir Gaspariq.
Siç bën të ditur Zyra serbe për Kosovën, Gjuriq e ka informuar ambasadorin slloven i mbi ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe situatën politike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Poashtu theksohet se Gjuriq e ka njoftuar Gaspariq edhe rreth “problemeve të serbëve në Kosovë” dhe ka theksuar se Asociacioni i Komunave serbe është projektuar pikërisht si një mekanizëm institucional për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Shefi i Zyrës serbe ka thënë me këtë rast se Sllovenia është një mik i sinqertë i Serbisë dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e qeverisë në Lubjanë e cila, sipas tij “nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike në Bashkimin Evropian ofron një kontribut konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare”, raportojnë mediat serbe.